Në një konferencë të vetme, kryeministri premto shumëçka, flet për grevën e vizitat e serbëve në Kosovë

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 13:51
Në një konferencë të vetme, kryeministri premto shumëçka, flet për grevën e vizitat e serbëve në Kosovë

nflacioni që po shkon duke u rritur çdo ditë e më shumë, pasiguria në vendet publike, sidomos për të miturit, greva në arsim dhe sektorët tjerë administrativ, rritja e çmimeve dhe marrëveshjet me Serbinë, janë vetëm disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë, kohëve të fundit.E, gjithë kjo përballje “qeveria vs sindikatat” dhe “qeveria vs populli”, siç duket e kanë detyruar kryeministrin Albin Kurtin dhe Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, që të dalin me një konferencë para medieve, për të dhënë përgjigje në këto pyetje dhe për çështjet tjera, shkruan Syri Kosova.

Kurti fillimisht foli për rritjen e rrogave, pasi, janë sindikalistët ata që po kërkojnë nga 100 euro më shumë.

Kurti premtoi 50 euro më shumë për sektorin publik, ndërsa, 100 euro për studentët dhe pensionistët, krejt kjo deri në fund të dhjetorit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se do të subvencionohen të gjithë ata që kursejnë energji elektrike.

 “Do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energji elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ne do të subvencionojnë dyfish faturën”, tha ai.

Për energjinë foli edhe Hekuran Murati.

“Subvencionimi bëhet për secilin që kursen dhe shpenzon më pak energji sesa muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Për shembull, nëse një familje ka shpenzuar 1000 kiloëat në orë shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa për këtë muaj hargjon 900 kë për orë, parashihet se ka pas reduktim 10 përqind, për këtë përqindje do ta mbështesim në subvencionimin e faturës në vlerë prej 20 përqind”, ka thënë Murati.

Kurse, sa i përket bizneseve, ministri premtoi mbështetje për gjysmën prej tyre, në rast se ato ua rrisin rrogën punëtorëve.

 “Do të kenë mbështetje. I bëj thirrje bizneseve dhe punëtorët që të bëhet kjo rritje e pagës. Dhe ne do të mbështesim për tre muajt e ardhshëm. Sa i përket studentëve, ne do të iu njoftojmë ditëve në vijim sa i përket formularit të aplikimit. Do t’i mbështesim qytetarët”, tha Murati.

Procedimi i pagave

Ka disa ditë që punëtorët që janë në grevën e organizuar nga sindikatat, si ata në arsim apo sektorët tjerë, nuk janë paguar nga shteti, pasi, Kurti tha se nuk ka rroga për ata që nuk dalin në punë.

Madje, u kërkuan edhe listat me emrat e grevistëve, ndonëse kjo gjë u refuzua që këta emra të dërgohen te Kurti.

Sido që të jetë, siç duket, ministri Murati është dorëzuar, pasi tha se do të procedohen listat për pagesa.

“Edhe do të procedojmë me lista, megjithatë ligji duhet të zbatohet. Ligjet që janë në fuqi duhet të zbatohen, ne patjetër që do të ndërmarrin hapa ndaj atyre që nuk e zbatojnë ligjin”, ka deklaruar ai. 

Kur jemi te grevat në arsim, kryeministri Kurti ka pasur disa fjalë për kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se Jasharaj është i papërgjeshëm dhe me grevën që e organizoi, që në fakt greva është mjeti i fundit që duhet përdorur, tentoi ta shantazhojë qeverinë, shkruan Syri Kosova.

“Kërkesa për rritje prej 100 euro, që praktikisht është rritje 20 për qind e pagës, është absurde. Mirëpo, një Kosovë që testet e PISA-s po na nxjerrin 3/4 e fëmijëve po na nxjerrin analfabet, e në anën tjetër ta kërcënosh qeverinë se do ta rrënosh shtetin, se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi”, ka deklaruar Kurti.

Deklaratat e Kurtit për Bernabiq dhe Elvis Hoxhën

Kurti nuk iu iku dot pyetjeve edhe për ngjarjet politike në vend.

Ai fillimisht komentoi vizitën e Bërnabiq në Kosovë, që do ndodh pas dy dite.

“Edhe Bërnabiq le të hy në Kosovë me letërnjoftimin e lëshuar nga autoritetet në Beograd dhe të shohin se gjithçka po funksion si në një demokratik, i cili është edhe më demorkatik se Serbia, por edhe më i pavarur”, tha Kurti.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të djeshme të këshilltarit të tij Elvis Hoxhës, kundrejt Jasharajt, e me termat që përdori ofendoi gjithë shqiptarët e Kosovës, Kurti tha se në këtë konferencë se s’është aty në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se nuk i komenton dot deklarata e tilla.

“Nuk është e përshtatshme unë të flas nga këtu kush çka thotë e komenton, s’mund tua bëj analizën analistëve, s’mund t’ua bëjë komentet komentuesve. Më vjen keq dhe as nuk jam këtu në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, por në cilësi të Kryeministrit të Kosovës”, përfundoi Kurti në këtë konferencë.

Për gjithë këto që tha, padyshim pritet që të ketë reagime në vazhdim të ditës.

(Kosova Sot Online )