Gjykata merr vendim për gjashtë të rinjtë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e 11-vjeçares në Prishtinë

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 18:58
Gjykata merr vendim për gjashtë të rinjtë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Blendin Sadiku, Gëzim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake si të dyshuar për keqpërdorimin seksual ndaj vajzës 11-vjeçare në Prishtinë.

Gjykata ka konfirmuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gjashtë personat që u arrestuan dje dyshohen për për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”.

Ata dyshohet se në muajin qershor kanë keqpërdorur seksualisht vajzën e mitur, e cila dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht për disa orë nga pesë persona të ndryshëm, të cilët po ashtu janë dërguar në paraburgim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)