Pako Ekonomike e prezantuar dje nga Kurti, ishte planifikuar muaj më parë

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 13:45
Pako Ekonomike e prezantuar dje nga Kurti, ishte planifikuar muaj më parë

Qeveria dje njoftoi se ka ndarë 150 milionë euro për të ndihmuar qytetarët e Kosovës, në Pakon e Rimëkëmbjes.

Pas këtij vendimi pati reagime të shumta, se kjo po bëhet pas grevës që po mbahet në arsim.

Për këtë, Ehat Miftaraj nga IKD reagoi duke thënë se kjo erdhi nga efekti i Rrahman Jasharaj, ku do të përfitojë e tërë administrata.

“Efekti Rrahman Jashari! Përfitojnë jo vetëm arsimi por një armatë e tërë e administratës”, shkroi ai në Facebook.

Por, duket se ndarja e këtyre mjeteve nga Qeveria ishte planifikuar muaj më parë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, derisa ka komentuar në postimin në Facebook të Miftarajt.

“I nderuar, vetëm për informatë, kur u bë rishikimi i buxhetit (në qershor-korrik) u shtuan 150 milionë euro për rimëkëmbje, me qëllim të ndërhyrjes në krizë energjetike dhe luftë kundër inflacionit. Masa si këto janë diskutuar, para se të prezantohej nevoja për rishikim. Ndërhyrja që atë kohë ka qenë e ndarë në dy pjesë: ne fillim dhe fund viti. Këtë ua them në përgjegjësi. Për anën politike apo si ju mund ta perceptoni, nuk mundem të komentoj. Ju përshëndes!” ka shkruar ai.

Miftaraj i është përgjigjur se nëse ka qenë ashtu, Qeveria është dashur ta bëjë vendimin publik më herët dhe jo tani kur ka greva.

Më poshtë mund t’i shihni komentet.

(Kosova Sot Online)