Prezantuesja e lajmeve i jep fund jetës pasi gjeti të brendshmet e një gruaje tjetër në shtëpi

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 14:19
Prezantuesja e lajmeve i jep fund jetës pasi gjeti të brendshmet e një gruaje tjetër në shtëpi

E ka përjetuar shumë keq tronditjen nga dyshimet për tradhti, një prezantuese lajmesh në Shtetet e Bashkuara.

Neena Pacholke, 27-vjeç, sipas miqve të saj, thuhet se ka bërë vetëvrasje më 27 gusht për arsye se gjeti të brendshme femrash në shtëpinë që ndante me të fejuarin e saj.

Pacholke kishte vendosur të martohej me babanë e dy fëmijëve, Kyle Haase, 38 vjeç, në Meksikë më 12 tetor, raporton Daily Mail.

Vetëm disa javë para vdekjes së Pacholke, çifti bleu një shtëpi me vlerë rreth 400 mijë dollarë në zonën e Wausau.

Por miqtë kanë thënë se marrëdhënia e tyre nuk ishte edhe aq e mirë. “Ata gjithmonë grindeshin dhe dukej sikur Neena ishte më e dashuruar me Kyle se ai me të”, tha një mik i saj për median.

Miqtë e Pacholke thonë se ajo kishte qenë e shqetësuar se Haase kishte një lidhje me dikë tjetër. Pacholke dyshohet se i tha një shoqeje së fundmi se kishte gjetur një palë të brendshme femrash në shtëpinë e saj dhe të Haase.

Çifti gjithashtu thuhet se pati një debat në korrik kur Haase dyshohet se e përzuri Pacholke nga shtëpia e tij me qira. Ajo qëndroi në një hotel për tre ditë derisa të dy u pajtuan.

(Kosova Sot Online)