Burgjet e Anglisë po “pushtohen” nga shqiptarët, britanikët ngrenë alarmin

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 17:10
Burgjet e Anglisë po “pushtohen” nga shqiptarët, britanikët ngrenë alarmin

Aktivistët në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar se Britania rrezikon të bëhet “Alkatraz i Shqipërisë” nëse numri i kriminelëve nga shteti ballkanik vazhdon të rritet me ritmin aktual.

Shifrat zyrtare tregojnë se kishte 180 shqiptarë janë pas hekurave në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 2012,  por deri në vitin e kaluar, numri ishte rritur pothuajse nëntëfish në më shumë se 1500.

Katër në 10 persona që bëjnë kalimin e rrezikshëm të Kanalit me varka të vogla ose mbërrijnë në Britani me kamionë janë shqiptarë.

Edhe pse disa prej tyre po ikin nga vendlindja e tyre prej varfërisë ose persekutimi, ekziston frika se mes tyre ka edhe elementë kriminalë që hyjnë ilegalisht në Britani.

Gjatë gjashtë javëve këtë verë, rreth 1075 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla të organizuara nga bandat që fusin kontrabandë njerëz në Britani.

Thuhet se bandat po blejnë varka të mëdha fryrëse nga fabrikat kineze dhe u kërkojnë prodhuesve t’i bëjnë ato edhe më të mëdha.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, në fund të vitit 2021, shqiptarët përbënin numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet në Angli dhe Uells, duke zënë gati dyfishin e numrit të polakëve.

Në korrik 2021, ministri i drejtësisë Chris Philp njoftoi një skemë të re të kthimit të të burgosurve në Shqipëri, duke sugjeruar se taksapaguesit britanikë mund të ndihmojnë për të paguar për një burg të ri atje.

“Gjashtë muaj më vonë, vetëm 24 nga objektivat më të lehta kishin shkuar në shtëpi. Me ritmin aktual të rritjes, brenda vetëm katër viteve, do të ketë më shumë shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe sesa shqiptarë në burgjet shqiptare, ku aktualisht janë 5000 të burgosur.

“Në vend që të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një burg të ri atje, ne mund të ndërtojmë edhe një të veçantë për ta këtu.”

Ndërkohë Z. Tice, një ish-deputet, shtoi: “Mbretëria e Bashkuar po bëhet Alkatraz i Shqipërisë. Për qeverinë shqiptare e gjithë kjo funksionon bukur. Lërini të padëshiruarit të shkojnë në MB dhe ata të zvogëlojnë problemin e tyre të krimit.”

Por Ahmet Erdi, pedagog i lartë për politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Metropolitan të Londrës, argumentoi se shumë shqiptarë vijnë në MB legalisht.

“Britania e Bashkuar është e njohur për shqiptarët që nga shkolla, ku të gjithë librat e leximit janë në anglisht. Shumica e flasin gjuhën. Shumë prej tyre janë këtu me viza studentore ose pune, si ato në arsim dhe punë si inxhinieria e softuerit”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)