Kryeziu thotë se pako e Qeverisë së Kosovës në përqindje është më e madhe se pako e qeverisë gjermane

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 18:34
Kryeziu thotë se pako e Qeverisë së Kosovës në përqindje është më e madhe se pako e qeverisë gjermane

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, ka thënë të dielën se pakoja e prezantuar dje nga ekzekutivi vlen 150 milionë euro, apo 2 për qind e GDP-së, ndërkaq pakoja e Gjermanisë me vlerë 65 miliardë euro vlen 1.8 për qind të GDP-së gjermane.

“Pakoja e prezantuar dje kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake”, ka shkruar Kryeziu.

“Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP”, mbaron postimi i tij.

Pakoja e prezantuar nga Qeveria e Kosovës përfshin pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik, shtesat për fëmijë.

Por edhe do të ketë subvencionim 50 për qind për kompanitë private që i rrisin pagat për punëtorët për një periudhë kohore.

(Kosova Sot Online)