Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 08:05
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

Në rastin e vdekjes së humanistes së shquar shqiptare, Nëna Tereza, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Allbin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca – do të bëjnë homazhe te statuja e humanistes.

Ndërsa, zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi do ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme.

08:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënë Terezë në Prishtinë. (Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë)

09:30

Presidentja Osmani bashkë me Kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren. (Prizren)

10:30 – 17:30

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

 Agjenda:

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar;

11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi;

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit;

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc;

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë;

15:00 – Drekë Pune me liderët politikë të Preshevës;

17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel “Rozafa”, Bujanoc.

10:30

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban konferenë për medie, lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe të ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor. (Ndërtesa e KGjK-së, Rr. “Luan Haradinaj”) 

10:30

Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra vizitojnë Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ku do të takohen me rektorin Bajram Kosumu. (Objekit i Universitit të Gjilanit)

12:00

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj vazhdojnë protesten kundër dhunës ndaj vajzave. (Para ndërtesës së Qeverisë).

13:00

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi në bashkëpunim me revistën “Drita” organizon Ekspozitën me titull “E kam në zemër popullin tem shqiptar”. (Hapësirat e Bogdanopolisit në Katedralen e Kosovës)

13:30

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mban ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare).

(Kosova Sot Online)