Tragjike: Aksident në Strellc të Deçanit, një i vdekur

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 09:55
Tragjike: Aksident në Strellc të Deçanit, një i vdekur

Një person ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti në fshatin Strellcë të Komunës së Deçanit.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në lidhje me këtë aksident tragjik.

“Ju informojmë se me datën 4 shtator 2022, rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetëaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit. Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё.Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është thënë se “deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)