Flet Jasharaj: Një prind deshi të më sulmoj, ishte tendencioze

  • gg /
  • 05 September 2022 - 11:26
Flet Jasharaj: Një prind deshi të më sulmoj, ishte tendencioze

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jashraj, është deklaruar pas përplasjes me mësimdhënësit., derisa ishte duke vizituar e po bisedonte me mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemili” në Prishtinë.

Ai tha se ishte një tendencë për ta sulmuar, por shtoi se “aty i kisha shokët”. Një prind deshi të më sulmoi, ishte tendencioze- mund të sulmohem edhe në rrugë.

Kryetari i SBAShK-ut, tregoi se vetë fakti që ishte një prind, ishte me tendencë. “Rastet të tilla mund të më ndodhin edhe në rrugë dhe në vizitat tjera qē do të kemi në shkolla”.

Në përfundim të mbledhjes, një person më i moshuar që ishte prezent në mbledhje, ka tentuar të sulmojë Jasharajn kur ai ishte duke dalë nga dera e klasës ku po mbahej mbledhja.

I menjëhershëm ishte reagimi i pjesëmarrësve në mbledhje, të cilët kanë larguar personin që sulmoi Jasharajn.

(Kosova Sot Online)