Personi që tentoi ta sulmojë Jasharajn thotë se shkoi aty për mbesën e tij

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 11:48
Personi që tentoi ta sulmojë Jasharajn thotë se shkoi aty për mbesën e tij

Një person i cili u deklarua si gjysh i një mese ka tentuar ta sulmojë sot kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Ai teksa e pret Jasharajn të dalë nga klasa tenton ta sulmojë por parandalohet nga tjerët, dëgjohet duke i thënë “oh armik, oh armik”, të menjëhershme kanë qenë kundër reagimet të atyre që janë pro Jasharajt, duke i thënë gjyshit “se si si vije turp ta sulmojë mësuesin”.

Pas kësaj edhe një person brenda sallën ka tentuar ta sulmojë ‘gjyshin’, por u parandalu, transmeton Paparaci

Gjyshi u largua nga klasa dhe nga korridori u shpreh se “është këtu për mesën e tij”.

“Qetësohuni nuk bën ashtu”, i tha njëri prej anëtarëve të Këshillit Grevist derisa personi që tentojë ta sulmojë Jasharajn tha “Nuk qetësohem, faleminderit prej teje, shumë faleminderit qysh po silleni por nuk jam armik i kurrkujt por unë erdha për mesën tem, erdha për mesën tem me ditë çka po bëhet”.

Jasharaj është parë teksa është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë që të qetësohet situata.

Njëra prej mësueseve ka kërkuar sa më parë që Jasharaj t’i kthejë në shkollë, teksa ka kërkuar listim të mësimdhënëseve ata që duan të mbajnë grevë dhe ata që janë kundër.

(Kosova Sot Online)