SBASHK e gatshme për takim me qeverinë për të gjetur zgjidhje

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 15:22
SBASHK e gatshme për takim me qeverinë për të gjetur zgjidhje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është e gatshme për t’u takuar me krerët e qeverisë për të gjetur zgjidhje rreth situatës së krijuar me greva.

Sekretari i SBASHK-ut Ymer Ymeri, tha për Klankosova.tv se ata do të takohen me përfaqësuesit e ekzekutivit nëse iu bëhet ftesë.

As sot nuk ka nisur procesi mësimor në Kosovë.

Kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, gjatë së hënës zhvilloi një bisedë me mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Por, biseda nuk shkoi dhe aq mirë, për shkak se ai u tentua të sulmohet nga një prind.

Jasharaj ishte zotuar edhe më parë se greva nuk do të ndalet deri në realizmin e këkesave.

E kërkesat e grevistëve janë që qeveria t’ua ndajë mësimdhënësve nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

(Kosova Sot Online)