Treni merr përpara makinën në këtë vend, raportohet për disa viktima

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 17:54
Treni merr përpara makinën në këtë vend, raportohet për disa viktima

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në një përplasje mes një treni dhe një automjeti në një vendkalim hekurudhor në jug të Hungarisë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të vdekur.

Drejtuesi i trenit u dërgua në spital me lëndime të lehta dhe asnjë nga pasagjerët e tjerë të trenit nuk u lëndua, shtoi policia.

Siç ka thënë ajo, aksidenti ka ndodhur në një vendkalim me zhavorr rreth orës 06:45 në afërsi të fshatit Kunfeherto.

Nuk kishte asnjë portë apo sinjal elektrik në vendkalimin hekurudhor rural, tha kompania shtetërore hungareze e hekurudhave.

Seksioni i linjës hekurudhore ku ka ndodhur aksidenti është i mbyllur për qarkullimin e trenave.

(Kosova Sot Online)