Gjendet i riu që humbi në bjeshkë duke mbledhur boronica

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 21:15
Gjendet i riu që humbi në bjeshkë duke mbledhur boronica

Një ditë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët, u bë e mundur të gjendet i riu që kishte shkuar të mbledhur boronica në Bjeshkë.

Ai u gjend shëndosh e mirë në bjeshkët e Sharrit, pasi ishte strehuar në një çadër turistësh për shkak të motit të keq.

Meledin Adili nga fshati Borje, doli si çdo ditë për të mbledhur boronica. Por, pasi prej një dite nuk po kthehej në shtëpi, ai u raportua i zhdukur nga familjarët dhe pavarësisht kërkimeve të këtyre të fundit, u deshën shumë orë për ta gjetur.

Mjegulla, terreni i vështirë me shkëmbinj e humnera e bënë shumë të vështirë operacionin e kërkimit.

(Kosova Sot Online)