Personi që ironizoi me Albulena Haxhiun është ish-anëtar i VV-së, i gatshëm të deklarohet në Polici

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 08:37
Personi që ironizoi me Albulena Haxhiun është ish-anëtar i VV-së, i gatshëm të deklarohet në Polici

Pas postimit të një qytetari në Facebook, që ironizoi me statusin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ku tregoi një rrëfim se si një prind kishte shkuar tek ajo në zyre për t’i raportuar një rast dhunimi të vajzës së tij/saj 14-vjeçare, reagoi ashpër kjo e fundit. Haxhiu tha se personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe ajo nesër do ta raportojë rastin në polici.

Por siç duket, ajo pritet ta raportojë në Polici ish-kolegun e saj të partisë, anëtarin që dikur ishte kandidat potencial nga Vetëvendosje për të parin e Istogut.

Bëhet fjalë për Korab Blakajn, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka reaguar sërish dhe nuk i ka bërë përshtypje paralajmërimi i ministres Haxhiu, duke kërkuar nga ajo që të japë dorëheqje.

“Albulena Haxhiu. Jemi tallur me paaftësinë tënde, me marrinat tua! Jep dorëheqje e mos na lodh me broqkulla”, ka shkruar Blakaj në Facebook.

Ai ka bërë edhe një postim pas mesnate, ku ka njoftuar se është i gatshëm të jap deklaratë në Polici, kurdo që ftohet. Madje ka shkruar se kështu ia lehtëson punën ministres, që të mos mundohet për ta gjetur se ku ndodhet.

(Kosova Sot Online)