Rasti i përdhunimit të 11 vjeçares lajm edhe në mediat e huaja

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 09:53
Rasti i përdhunimit të 11 vjeçares lajm edhe në mediat e huaja

Ngjarja tragjike e përdhunimit të 11 vjeçares në Kosovë ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Media sllovene portal24, ka raportuar për rastin.

“Rasti tragjik i përdhunimit të 11 vjeçares në Kosovë shokoi tërë rajonin, detaje të reja të rastit rrisin më tutje horrorin”, raporton ky medium.

Media sllovene ka cituar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili deklaroi dje se 11 vjeçarja ishte përdhunuar për një vit.

Ministri Sveçla në konferencë për media dje deklaroi se e mitura ishte përdhunuar për më shumë se një vit.

“Nuk mund të them saktësisht, meqë çështja është nën hetim. Por mund të them se që mbi një vit. Informatat janë se kjo e mitur është dhunuar për një vit”, tha ai.

Sveçla ka ftuar kryeinspektoratin e Policisë së Kosovës për të hetuar dështimet në rastin e 11-vjeçares, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga qershorit dhe vetëm në fund të muajit të kaluar janë arrestuar 11 persona.

Ai deklaroi se nuk do të amnistohet askush dhe do të hetojnë deri në fund të gjithë përgjegjësit e këtij rasti.

“Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur këtë të mitur. E pastaj edhe për të identifikuar se çfarë ka ndodhur dhe gjithë dhunuesit, të cilët ende jo të gjithë nuk janë arrestuar. Unë pres që Policia e Kosovës të angazhohet maksimalisht, që e gjithë e vërteta të zbulohet në mënyrë urgjente”, ka thënë ai.

Ndryshe, përdhunimi i 11-vjeçares ka shkaktuar reagime të ashpra dhe protesta të shumta.

(Kosova Sot Online)