Dyshohet se la burrin e tre fëmijët për të bashkëjetuar me një person, Policia interviston gruan në Ferizaj

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 09:56
Dyshohet se la burrin e tre fëmijët për të bashkëjetuar me një person, Policia interviston gruan në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një grua në Ferizaj, meqë dyshohet se më 5 shtator kishte dalë nga shtëpia dhe e kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj dhe kishte shkuar te një person tjetër, me të cilin kishte filluar të bashkëjetonte,.

Ajo po dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve”. Rasti është nën hetime.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE- Ferizaj 03.09.2022 – 11:00. Më 05.09.2022 është intervistuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se me datën e lartcekur kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj dhe kishte shkuar te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)