Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje 81 vjeçari që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 11:30
Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje 81 vjeçari që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn

Personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është derguar në mabjtje”, tha ajo.

Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diksutuar për grevën.

Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Jasharajn.

(Kosova Sot Online)