Reagon sërish Haxhiu: Po synohet të normalizohet pedofilia

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 11:34
Reagon sërish Haxhiu: Po synohet të normalizohet pedofilia

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar sërish në lidhje me postimin në Facebook të një qytetari, të cilin paralajmëroi ta dërgojë në polici.

Pas atij rasti ka pasur shumë reagime në drejtim të Hahxiut.

E kjo e fundit thotë se po tentohet të normalizohet pedofilia.

“Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, të martën.

“Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim”, ka thënë ajo. 

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/7853725978031458

(Kosova Sot Online)