Policia në zyrat e BSPK-së, intervistohet Rrahman Jasharaj për tentim sulmin e së hënës

  • gg /
  • 06 September 2022 - 13:50
Policia në zyrat e BSPK-së, intervistohet Rrahman Jasharaj për tentim sulmin e së hënës

Policia e Kosovës ka zbarkuar në zyrat e BSPK-së për ta intervistuar kryetarin e Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj.

Dy zyrtarë policor kanë shkuar në BSPK, ndërsa siç mëson Ekonomia Online, intervistimi i Jasharajt po bëhet për rastin e tentim sulmit të djeshëm.

Përderisa personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar. Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.“

“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është derguar në mabjtje”, tha ajo.

Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën. Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Jasharajn.

(Kosova Sot Online)