BSPK thotë se e e vetmja gjë që e ndal grevën është dialogu social mes partnerëve socialë, Qeverisë dhe sindikalistëve

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 13:54
BSPK thotë se e e vetmja gjë që e ndal grevën është dialogu social mes partnerëve socialë, Qeverisë dhe sindikalistëve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate, ka thënë se e vetmja zgjidhje e duhur dhe e qëndrueshme për dalje nga greva e përgjithshme “është dialogu social ndërmjet Partnerëve Socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe jo format e tjera të komunikimit”.

Sipas BSPK-së, gjetja e rrugës për nisjen e dialogut ka qenë edhe qëllimi i takimit me presidenten Osmani.

“Sot, më 6 shtator 2022, e martë, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se takimet konsultative të Kryetarit të BSPK-së me të gjithë ata që e duan zgjidhjen nëpërmjet dialogut social, si edhe takimi konsultativ me Presidenten është vetëm gjetja e rrugës së duhur për hapjen e dialogut të duhur social ndërmjet partnerëve socialë dhe jo diçka tjetër siç jepet a siç do të dëshironin të ishte nga ata që përhapin informacione jo të sakta”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Sot, më 6 shtator 2022, e martë, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se takimet konsultative të Kryetarit të BSPK-së me të gjithë ata që e duan zgjidhjen nëpërmjet dialogut social, si edhe takimi konsultativ me Presidenten është vetëm gjetja e rrugës së duhur për hapjen e dialogut të duhur social ndërmjet partnerëve socialë dhe jo diçka tjetër siç jepet a siç do të dëshironin të ishte nga ata që përhapin informacione jo të sakta.

Po ashtu po i përcjellim informacionet gjithandej ndërlidhur me zhvillimin e grevës dhe të veprimeve ndaj grevës, dhe mund të themi për opinionin e gjerë se Ligji për organizimin sindikal, Ligji për grevën po edhe norma e kërkon që zgjidhjet për kërkesat e drejta dhe të arsyeshme e ligjore të sindikalistëve duhen dhe mund të gjenden vetëm nëpërmjet të dialogut social të partnerëve socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.

Prandaj duam edhe njëherë t’ia përcjellim opinionit të gjerë se e vetmja zgjidhje e duhur dhe e qëndrueshme për dalje nga Greva e Përgjithshme është dialogu social ndërmjet Partnerëve Socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe jo format e tjera të komunikimit.

(Kosova Sot Online)