Punimet në rrjet, KEDS tregon se cilat zona do të mbesin pa rrymë

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 17:00
Punimet në rrjet, KEDS tregon se cilat zona do të mbesin pa rrymë

KEDS ka bërë të ditur se më 8 shtator do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë elektrike do të ndodh për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS dhe janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë:

08.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Ferizaj

1.

NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Suhadolli (Kodi: 41000020) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Fushas (Llugë), Hashanët (një pjesë), Jeta e Re (Topliqan) (një pjesë), Lagjja e Re, Lepi/Lepina, Lipjan, Fushas (Llugë), N.Naselje (Lipjan)-një pjesë, Radevë, Skulla/Skulanevo dhe Suhadolli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të reja, ndërrimi i përçueseve dhe izolatorëve.

2.

NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Banulla (Kodi: 41000012) nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Banullë, Gadime e Ulët (një pjesë), Gllogc, Gumnasellë, Lagja e Burimit (një pjesë), Lipjan (një pjesë), Llugaxhi, Pojatë, Rubofc (një pjesë) dhe udhëkryqi Janjevë-Lipjan (një pjesë), si dhe rrugët: Bajram Gashi (një pjesë), Ganimete Tërbeshi, Qamil Olluri (një pjesë), Sadik Shala dhe Shën Flori.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Gjilan

1.

NS 110/10kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Tugjevci (Kodi: 62000004) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Berivojcë, Boscë, Bratilloc (një pjesë), Feriqevë (një pjesë), Grizimë, Jagllarë (një pjesë), Malësia, Lagjja e Malësisë, Moçar (një pjesë), Strelicë, Svircë (një pjesë), Tugjec, Zajçec dhe një pjesë e rrugës Kadri Zeka.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të drurit me të betonit dhe ndërrimi i izolatorëve, përforcimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

2.

NS 35/10kV Kllokoti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Sllatina (Kodi: 61065002) prej ores 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Pozharan, Sadovinë e Qerkezëve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Mitrovicë

1.

Nga Stabilimenti 10[kV] Shupkovc do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Betonjerka (Kodi: 70000104) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Rrugët: Agim Ramadani, Kemajl Ataturku, Fan Noli (një pjesë), Maria Shllaku (një pjesë), Nystret Musa (një pjesë), Shemsi Ahmeti (një pjesë), Bislim Bajgora (një pjesë), Brigada 141 Mehë Uka (një pjesë), Esat Meholli (një pjesë), Kalabria (një pjesë), Rifat Dedia (një pjesë), Halim Bajgora (një pjesë), Nezir Miftari (një pjesë), Kadri Bistrica (një pjesë) dhe Boletin (një pjesë). Fshatrat: Zabërxhë (një pjesë), Selac (një pjesë), Lisicë (një pjesë) dhe Melenicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve, pastrimi i trasesë dhe përforcim i shtyllave.

2.

NS 110/10[kV] Skenderaji do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Llausha (kodi: 74000011) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Llausha, Rreci, Gecët, Vojvoda, Manastiri, Lagjja III e Qytetit.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Pejë

1.

NS 110/10[kV] Istogu do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Istogu I (Kodi: 54000008) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Dragolevc (një pjesë), Dragolevc i Poshtëm, Istog (një pjesë), Istog i Poshtëm, Muzhevinë dhe Tomoc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i shtyllave, shtrëngim i përçuesve dhe izolatorëve.

Vërejtje, Dalja ka BRRE!

08.09.2022

Punime në projekte investive

Mitrovicë

1.

NS 110/10(20) [kV] Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Likovci (kodi: 74000001) nga ora 12:00 – 12:30 dhe 16:00-17:00

Vendet: Fshatrat: Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë, Tushil dhe një pjesë e Skenderajt.

NS 10/0.4[kV] të cilët do të mbesin pa tension nga ora 12:00-17:00:

NS 10/0.4[kV] TS Likovcë – Qendra (Kodi:74000001026)

NS 10/0.4[kV] TS Plluzhinë – Nurakt (Kodi:74000001040)

Vendet: Një pjesë e Likocit dhe Plluzhina.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i katër trafostacioneve përmes Largpërçuesit të ri, energjizimi i mbi 100 fushave të LP të ri në lagjen Likovc dhe Obri.

Gjakovë

1.

NS 35/10 [kV] Malishevë do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Cërmjani (kodi: 80080012) nga ora 08:30 deri 09:00 dhe 17:30 deri 18:00

Vendet: fshatrat: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosana, Cermjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Kralan, Meqe, Netiç, Qerim (2 konsumatorë), Rashkoc, Sukë, Vraniq, Zhabel dhe Zhdrellë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

NS 10/0.4[kV] të cilët mbesin pa tension nga ora 08:30-18:00 janë:

NS 10/0.4[kV] Bordosanë (Kodi: 80080012302)

NS 10/0.4[kV] Bordosanë (Kodi: 80080012505)

Vendet: Një pjesë e fshatit Bordosanë.

Arsyeja: Projekte Investive, shtrirja e përçuesit të ri, vendosja e konzollave dhe lidhja e linjës së re të tensionit të mesëm në kuadër të LOT 11 Feeder 2 Gjakovë.

(Kosova Sot Online)