Prezantuesja amerikane e lajmeve pëson atak kardiak në transmetim direkt

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 20:31
Prezantuesja amerikane e lajmeve pëson atak kardiak në transmetim direkt

Një spikere lajmesh në Oklahoma, SHBA tha se kishte pësuar nisjen e një ataku kardiak teksa transmetonte direkt nga studio, para të humbiste aftësinë për të folur.

Julie Chin, e cila punon për rrjetin lokal KJRH, dega e NBC në Tulsa, u dërgua me urgjencë në spital të shtunën kur nuk arrinte dot më të lexonte tele-prompterin para saj.

“Ditët e fundit kanë qenë një mister i vërtetë, por doktorët besojnë se ajo që ndodhi të shtunën ishte nisja e një ataku kardiak apo ishemie. Më vjen keq për ata që e dëshmuan direkt,” tha më pas Chin në një postim në Facebook të dielën.

“Nuk di se nga më erdhi kjo. Ndjehesha mirë para programit,” tha ajo më tej.

“Por pas disa minutash që edicioni i lajmeve kishte nisur, nisën të ndodhnin gjëra të çuditshme, fillimisht humba shikimin në njërin sy, pak më vonë m’u mpi njëri krah. Më pas e kuptova në telashe kur as goja nuk po më përgjigjej dhe nuk shqiptoja dot fjalët që kisha në promterin para vetes”, tha prezantuesja.

Chin ishte duke raportuar për anullimin e lëshimit të NASA-s ku nisi të dallohej që u bë konfuze dhe nisi të përsëriste fjalët.

Pas përpjekjeve të disa sekondave, Chin u detyrua të kërkonte ndjesë te shikuesit: “Më vjen keq, nuk e di ç‘po ndodh me mua këtë mëngjes”.

Prandaj ajo shpejt i kaloi stafeten meteorologes Annie Brown për përditësimin e motit.

Kolegët e saj e dërguan në spital ku pas një serie testimesh zbuluan diagnozën e tyre, por nuk kane deklaruar asgje per shkaqet e mundshme.

Julie Chin, e cila punon për rrjetin lokal KJRH, dega e NBC në Tulsa, u dërgua me urgjencë në spital të shtunën kur nuk arrinte dot më të lexonte.

Ajo kishte pësuar nisjen e një ataku kardiak teksa transmetonte direkt nga studio

Kolegët e saj e dërguan në spital ku pas një serie testimesh zbuluan diagnozën e tyre.

(Kosova Sot Online)