Amerika kur premton nuk mashtron, është në mbështetje të fuqishme të shtetësisë së Kosovës

Amerika kur premton nuk mashtron, është në mbështetje të fuqishme të shtetësisë së Kosovës
Amerika kur premton nuk mashtron, është në mbështetje të fuqishme të shtetësisë së Kosovës

Rexhep Shahu

  • 06 September 2022 - 20:01

Shkruan: ANALISTI–Rexhep Shahu

Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë për të humbur udhën, ajo nuk ka pengesë ndërmjet saj dhe ambasadorit amerikan ne Prishtinë që ta pyesë se si e çfarë.

-Unë besoj se Amerika në raport me Kosovën, Amerika zyrtare edhe pse ka kor zërash, ata janë në një zë. Unë besoj se ambasadori amerikan në Prishtinë është zëri i shtetit amerikan në Kosovë dhe nuk e besoj se ndryshe flet e këshillon ambasadori i famshëm amerikan super mik i shqiptarëve Kristofer Hill nga Beogradi e ndryshe ambasadori amerikan në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë për të humbur udhën, ajo nuk ka pengesë ndërmjet saj dhe ambasadorit amerikan ne Prishtinë që ta pyesë se si e çfarë. Një gjë është e detyrueshme për qeverinë e Kosovës, të bëjë si e këshillojnë amerikanët si e këshillon qeveria amerikane si sponsorizuesja kryesore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës si garantues ja e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".