Çifti mbeti i tronditur kur pa dhelprën që u fut në shtëpinë e tyre

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 21:51
Çifti mbeti i tronditur kur pa dhelprën që u fut në shtëpinë e tyre

Një çift i tronditur në Angli u zgjua natën dhe gjeti një dhelpër që i shikonte ata të dy duke fjetur kur kafsha u fut në shtëpinë e tyre.

Beth Pinfield, nga South Littleton, Worcestershire, u zgjua duke menduar se macja e saj Salem po ‘bënte zhurmë’ në orën 5 të mëngjesit, por më pas vuri re një dhelpër të madhe që e shikonte në errësirë.

Siç bëhet e ditur, 27-vjeçarja zgjoi të dashurin Liam Ibbotson atë të dëbonte mysafirin e padëshiruar të shtëpisë, por ulërima e tij e trembi dhelprën.

Dhelpra siç thuhet është futur në tualet, ajo shkaktoi rrëmujë aty duke rrëzuar bimët e duke urinuar në të gjithë dyshemenë, duke lënë një erë të keqe që zgjati për ditë të tëra.

Në një video, dhelpra mund të shihet e ulur në dritaren e banjës.

(Kosova Sot Online)