Lexoni edhe:
Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Pa paqe në Ballkan, s'ka stabilitet në Evropë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta përkrahte marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, nëse materia e saj nuk do ta cenonte sovranitetin dhe territorin e Kosovës.
Haradinaj, ka thënë se është kohë e përshtatshme që Serbia të zihet në qoshe, për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare me njohje të ndërjsellë.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Pa paqe në Ballkan, s'ka stabilitet në EvropëLexoni edhe:
“Duhet zënë në qoshe tash, Serbia kurrë më keq se tani s’ka qenë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj e ka lidhur pozicionin e pafavorshëm të Serbisë, me rrethanat gjeopolitike, që lidhen me luftën në Ukrainë dhe me pozicionin e saj pro-Rusisë në përplasjet me Perëndimin.
“Është e demaskume tash, nuk i ka vënë sanksione Rusisë”, ka vazhduar ai.
Po ashtu, ai ka përmendur edhe faktin që në shtëpinë e Bardhë në SHBA, presidenti është Joe Biden, që sipas tij, i shkon në favor Kosovësn.
“Në Amerikë është presidenti Bideni. Nuk di çfarë momenti tjetër presim”, ka vazhduar ai.
(Kosova Sot Online)