
Lexoni edhe:
Multimilioneri britanik tregon disa mënyra se si mund të jetoni ‘falas’
Kontributet në Trust kanë pësuar humbje në mbi 101 milionë euro.
Sipas Ujkan Bajrës, qasja ndaj Trustit ishte dhe mbetet e gabuar.
Multimilioneri britanik tregon disa mënyra se si mund të jetoni ‘falas’Lexoni edhe:
Shkrimi i Bajrës:
Kur u fol për tërheqjen e trustit muaj më parë, kishte një arsye logjike për të konsideruar lejimin e përdorimit të këtyre fondeve. Tani ata skeptikë janë zhdukur, por është mirë të dilni tani dhe të zbuloni se ku është garancia që kthimi i investimit pas kaq shumë ditësh në vend të një kthimi pozitiv, ka një vlerë negative.
Prandaj, qasja ndaj trustit ishte dhe mbetet e gabuar dhe tani raportet publike të FKPK-së po tregojnë se kush kishte të drejtë? Luhatjet e çmimeve si në foton 1 tregojnë se ato kanë pasur efekte signifikante në vlerën e trustit, dhe siç shihet nga foto 2 nga plasmanet totale prej mbi 2.2 miliardë eurosh të kontribuesve, në shtator 2022 kthimi nga investimi është negativ me mbi 101 milionë euro. Pra kontributet tona janë ulur në vlerë me mbi 101 milionë euro, duke shkaktuar humbje të konsideruara.
Tani kush e ka fajin këtu, injoranca dhe sharlatanizmi njerëzor apo kriza globale?! Le të flasim dhe të gjejmë fajtorin nëse mundemi
(Kosova Sot Online)