Rada Trajkoviq dyshon se këmbimi i territoreve që iu përmend Bislimit është i orkestruar

  • gg /
  • 07 September 2022 - 11:13
Rada Trajkoviq dyshon se këmbimi i territoreve që iu përmend Bislimit është i orkestruar

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka hedhur dyshime në vizitat e njëkohshme të Bërnabiqit në Veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshevës.

Ajo tha se këto vizita i duken si “koreografi për të ringjallur idenë e shkëmbimit të territoreve”, derisa tha se përmendja e kësaj ideje gjatë vizitë së Bislimit nuk ka qenë rastësi.

“Kam frikë se përmendja e një ideje të vjetër (të keqe) gjatë vizitës së Bislimit nuk ishte rastësi. Vizitat e njëkohshme të Bërnabiqit në Veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshëvës më duken si koreografi për të ringjallur idenë e “shkëmbimit të territoreve” si një kompromis “i këndshëm” për Kurtin dhe Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)