Publikohen pamje nga aksioni antidrogë në 5 komuna të Kosovës

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 11:34
Publikohen pamje nga aksioni antidrogë në 5 komuna të Kosovës

Prokuroria Themelore e Pejës konkretisht Drejtoria për Krime të Rënda ka zhvilluar një aksion kundër Krimit të Organizuar në 5 komuna të Kosovës

Nga disa pamje të KosovaNews, shihet se ka persona të arrestuar gjatë aksionit që ka filluar herët në mëngjes në komunën e Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt dhe Mitrovicës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje  ka thënë se në këtë aksion ka të arrestuar si dhe janë konfiskuar edhe armë, si dhe lloje të ndryshme të narkotikëve.

“Është duke ndodhur aksioni ende në komunën e Pejës Klinës Istogut, Skenderajt, Mitrovicë, ka persona të arrestuar, ka armë të konfiskuara ka lloje të tjera të narkotikëve të konfiskuara, gjithashtu është edhe një që për momentin është edhe plantacion të kanabisit që Policia Kosovës është në vendon e ngjarjes duke bërë veprimet ligjore të cilat janë të parapara me ligj për adresimin e këtij kanabisi,.. disa janë prej Istogut ku aksioni është duke vazhduar ende”, ka deklaruar Nikçi.

Më poshtë gjeni pamje nga aksioni i sotëm:

(Kosova Sot Online)