Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, 10 të arrestuar

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 12:05
Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, 10 të arrestuar

Një bandë shqiptare e kultivimit dhe trafikimit të marijuanës është shkatërruar në Spanjë duke çuar në pranga të paktën dhjetë persona në disa zona në Tarragona.

Në këtë hetim janë përfshirë rreth 300 agjentë. Për momentin nuk dihet se sa bimë janë gjetur dhe sasia e drogës e sekuestruar.

Operacioni ka filluar mëngjesin e sotëm dhe janë bërë ndërhyrje në të gjithë territorin. Konkretisht kontrolle të imtësishme janë kryer në Reus, Taradell ose Cambrils, si dhe në një magazinë në Torre Serona, në Segrià.

Ndërkohë, operacioni është në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera.

(Kosova Sot Online)