Rama ultimatum stafit të ambasadës së Iranit: Keni 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria

  • S.A /
  • 07 September 2022 - 12:31
Rama ultimatum stafit të ambasadës së Iranit: Keni 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama deklaron se sulmi kibernetik i ndodhur më 15 korrik 2022 ka qenë agresion shtetëror i orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit. Vendimi i është bërë e ditur me notë zyrtare ambasadës së Republikës Ismale të Iranit dhe i kërkohet trupit diplomatik të lërë Shqipërinë brenda 24 orësh.

Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat se “Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranin. Ky vendim i është bër e ditur me notë zyrtare ambasadës së Iranit të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatic dhe tekniko- administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë”.

“Kjo masë ekstreme aspak e dëshiruar por krejtësisht e detyruar është në proporcion të drejtë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik i cili rrezikoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasurisë dhe kaosit në vendin tonë”, tha Rama.

(Kosova Sot Online )