Ish-diplomati kroat: S’ka BE për Serbinë nëse s’e njeh Kosovën

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 13:07
Ish-diplomati kroat: S’ka BE për Serbinë nëse s’e njeh Kosovën

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Miro Kovaç, tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje reciproke.

Në një bisedë në televizionin serb N1, Kovaçi tha se pa njohjen e Kosovës Serbia nuk do të mundë të anëtarësohet në BE.

“Është logjike që çështja e Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet, të njohin njëri-tjetrin dhe të mund të shkojnë drejt funksionimit normal”.

“Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE dhe nëse Kosova do, Serbia nuk do të mundë ta arrijë atë qëllim nëse nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur. Nëse Serbia dëshiron bashkëjetesë normale në fqinjësi, atëherë disa gjëra duhet të rregullohen siç janë në BE. Nëse në Bosnjë e Hercegovinë edhe boshnjakët, edhe serbët duan të anëtarësohen në BE, mënyra e të menduarit do të duhet të ndryshojë”, theksoi ish-ambasadori kroat në Gjermani, Miro Kovaç. 

(Kosova Sot Online)