Srpska del me një njoftim se Presidentja do të shkojë në Veri, deklarohet kundër vizitës

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 13:18
Srpska del me një njoftim se Presidentja do të shkojë në Veri, deklarohet kundër vizitës

Lista Srpska ka paralajmëruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta vizitojë Veriun e Kosovës.

Por, kjo parti e afërt me Vuçiqin është shprehur kundër vizitës me arsyetimin se “nuk e shohin si presidenten e tyre”.

Presidenca ka njoftuar se Osmani do të dalë për të vazhduar vizitat në komuna por ende s’ka njoftuar për vizitë në Veri.

Por  kryetarët e komunave veriore, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit në një njoftim të lëshuar nga Lista Srpska këtë e shohin si presion.

“Njoftimin e vizitës së Vjosa Osmanit e perceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht në dritën e veprimeve antiserbe dhe deklaratave antiserbe që Osmani i ka bërë në të kaluarën”, thuhet në një komunikatë nga kjo parti.

SIpas tyre askush në Veri nuk do ta perceptojë Osmanin si presidente të tyre.

“Në veri të Kosovës dhe … askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si kryetare të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa ajo është e tillë, nuk ka çfarë të kërkojë as në veri të Kosovës…”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe. 

(Kosova Sot Online)