Ky është i riu nga Kosova, që u vra nga Policia e Gjermanisë

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 15:23
Ky është i riu nga Kosova, që u vra nga Policia e Gjermanisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur javën e kaluar në Berlin të Gjermanisë ku një shtetas i Kosovës u qëllua nga policia gjermane.  

Kjo ndodhi shkaku se i njëjti dyshohet se kishte goditur për vdekje me sëpatë një shtetase ukrainase.

Burime të medias brenda organeve të sigurisë, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për A.Sinanaj, i lindur me 19.09.1998.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e të dielës dhe se sipas të dhënave të zëdhënësit të Policisë së Berlinit, Stefan Petersen, krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti në Lichtenberg.

Mirëpo, rasti është duke u hetuar dhe ka raportime se në pamjet e siguruara nga autoritetet gjermane shihet edhe një person i tretë në rastin në fjalë.

Viktima ishte një ukrainase 27-vjeçare dhe ngjarja ndodhi rreth orës 7:40 të mëngjesit. Tashmë i ndjeri, kosovari 23-vjeçar, kishte goditur gruan me një sëpatë dhe vdiq në vendin e ngjarjes e më pas policët qëlluan për vdekje A.Sinanajn, thuhet në raportin e mediave gjermane.

Kujtojmë se dëshmitarët rrëfyen se burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes.

(Kosova Sot Online)