Profesori britanik për angazhimin e Scholz dhe Macron në dialog: Ata janë dëshpëruar

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 15:35
Profesori britanik për angazhimin e Scholz dhe Macron në dialog: Ata janë dëshpëruar

Angazhimi i këshilltarëve për dialogun Kosovë-Serbi nga Macron dhe Scholz është shenjë e dëshpërimit, thotë Timothy Les, profesor në Universitetin e Cambridge.

Ai thotë se diplomatët e angazhuar nga Franca dhe Gjermania, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, që do ta vizitojnë të premten Prishtinën dhe Beogradin, do të bëjnë më shumë presion me shpresën se Serbia do të lëshojë pe për çështjen e Kosovës këtë herë, raporton Novosti.

Sipas profesorit Les, dy diplomatët do të provojnë të nisin dialogu nga një “pikë e vdekur” dhe sipas tij do të ketë progres të dobët pas angazhimit të tyre.

“Në rast të mosbindjes, ata mund ta kërcënojnë Serbinë me suspendim të anëtarësimit në BE dhe si shpërblim me përshpejtim të anëtarësimit. Të jem i sinqertë nuk shoh se ata mund të sjellin diçka në tavolinë përveç autoritetit politik të Francës dhe Gjermanisë”, tha ai.

Ai thotë se Gjermani dhe Franca janë të zëmruara që s’ka progres në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe janë të brengosur për tensionet në veri.

“Si rrjedhohë, ata e ndjejnë që duhet të bëjnë diçka për të gjetur një dalje nga ngërçi. Megjithatë nuk shoh ndonjë iniciativë serioze me ndonjë propozim të ri. Ky është aktualisht një takim simbolik”, tha ai.

(Kosova Sot Online)