Doli me 50 femra derisa vizitoi 50 shtetet, 25-vjeçari e tregon me video në TikTok

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 20:21
Doli me 50 femra derisa vizitoi 50 shtetet, 25-vjeçari e tregon me video në TikTok

Një i ri nga Montana në Shtetet e Bashkuara i kishte dhënë vetes një mision të pazakontë. Të dalë me 50 vajza derisa viziton 50 shtetet amerikane.

25-vjeçari thotë se gjatë tërë jetës ka qenë vetëm në pesë takime me femra – ku me kalimin e kohës e kuptoi se thjesht po e humbte kohën kot.

Kështu një ditë ky i ri vendosi të heq dorë nga puna dhe të dalë në takime me femra të ndryshme në 50 shtetet amerikane.

Ai këtë edhe e dokumentoi me video për 547.700 ndjekësit e tij në TikTok, kurse pamjet janë bërë virale brenda pak ditësh.

Me të zbutur masat e COVID-19, kishte vendosur të udhëtojë nëpër tërë territorin e Shteteve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)