LDK: Qeveria t’i adresojë sa më parë problemet me krizën energjetike

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 20:25
LDK: Qeveria t’i adresojë sa më parë problemet me krizën energjetike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur dy mbledhje të ndara, atë të kryesisë qendrore dhe me kryetarët e degëve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet politike dhe gjendja e rëndë që ka kapluar vendin për shkak të rritjes enorme të çmimeve, si dhe për krizën energjetike.

Po ashtu, kryesia diskutoi edhe për gjendjen në sektorin e arsimit dhe atë publik.

“Lidhja Demokratike edhe njëherë bën thirrje që Qeveria të adresojë sa më parë problemet me krizën energjetike në vend; të nis dialogun me mësimdhënësit tanë në mënyrë që greva të ndërpritet dhe fëmijët të kthehen në proces të rregullt mësimor; si dhe të marrë masat e domosdoshme dhe të prezantuara tashmë për inflacionin dhe papërballueshmërinë qytetare.”

“Kryetari Abdixhiku, në koordinim me Kryesinë dhe me kryetarët e degëve, ka shpallur valën e re të takimeve me qytetarët tanë në të gjithë vendin. Kryetari Abdixhiku ju ka bërë thirrje të gjitha strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëpër çdo degë e në të gjithë vendin, për mobilizim të gjithëmbarshëm në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)