A u paralajmëruan me këtë foto dy kryetarët e Guxo?

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 22:09
A u paralajmëruan me këtë foto dy kryetarët e Guxo?

Para Kuvendit të Zgjedhor, që u mbajt sot pasdite, zgjedhja e dy kryetarëve të partisë, Faton Peci e Donika Gërvalla, u paralajmërua sot përmes një fotografie.

Ministri i Bujqësisë dhe tanimë njëri prej kryetarëve të Guxo, gjatë ditës kishte publikuar një fotografi, bashkë me Donika Gërvallën, ku ishte thumbuar deputetja Doarsa Kica-Xhelili, e cila sot kaloi në LDK.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar ai.

Pas kuvendit zgjedhor, u kuptua që dy kryetarët e Guxo do të ishin pikërisht Peci e Gërvalla.

Ky vendim i pazakontë ka hapur një debat të madh satirik në rrjete sociale, pasi që zgjedhja e dy kryetarëve për një parti është parë si diçka e pazakontë për një parti politike. 

(Kosova Sot Online)