Avdyli: Doarsa m’u pat dukur shumë inteligjente për të bërë vetëvrasje politike

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 08:09
Avdyli: Doarsa m’u pat dukur shumë inteligjente për të bërë vetëvrasje politike

Deputeti nga radhët e partisë Guxo, Haxhi Avdyli tha se deputetja Doarsa Kica-Xhelili me largimin nga kjo parti ka bërë vetëvrasje politike.

Avdyli tha se Kica-Xhelili nuk ka pasur ndonjë kërkesë për të qenë kryetare e partisë, apo ndonjë paknaqësisë.

Ai tha se Kica-Xhelili e ka pasur gjithë hapësirën e nevojshme, si në partinë Guxo, ashtu edhe në Vetëvendosje.

“Gjithë hapësirën e nevojshme e ka pasë, ashtu edhe në Vetëvendosje. Në partinë Guxo kemi pasur mbledhje e ka qenë më dhjetra herë, asnjëherë nuk ka pasur kërkesë. Ne e kishim mirëprit ambicien e saj për listën Guxo. Unë Akoma besoja që do të jetë në Kuvendin e Prishtinës, thash e para që duhet të jetë kryetare e degës së Prishtinës është Doarsa Kica. Mu ka dok shumë intelegjente që ajo me bë vetëvrasje politike”, tha ai.

Ai theksoi se në dy muajt e fundit, Kica-Xhelili ka munguar në takimet e partisë Guxo.

“Doarsa Kica Xhelili për herë të parë e kam parë kur Vjosa Osmani e ka prezantu, dmth nuk e ka njoft askush në atë struktur, as Fatoni e as Donika. Kmei mendu që është një vajzë e re me prespektiv. Kemi mendu e kemi besu në të kaluar që është një kuadër me prespektiv politike, por ka qenë më e priveligjumja në partinë Guxio dhe në Lëvizjen Vetëvendosje po flasim si Grup Parlamentar. Asnjëherë nuk ka pasur asnjë kërkesë specifike. Dy muajt e fundit ka qenë duke munguar në takime. Asnjëherë( kërkesë për të qenë lidere e partisë)”, tha ai.

Madje, Avdyli thotë se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla i kanë ndihmuar Kica-Xhelilit për të marrë vota.

“Në fushatë, me dhjetëra herë e kom pa Donikën e Vjosa Osmanin ju thojshin qytetarëve, ne kemi vota mjaft e ndihmojonu që të marrë vota edhe kjo vajzë (Doarsa Kica Xhelili)”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)