Albin Kurti në Llap pret një shirit dhe vë një gurëthemel

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 10:07
Albin Kurti në Llap pret një shirit dhe vë një gurëthemel

Si rrallëherë, kryemininistri Albin Kurit ka prerë një shirit dhe ka vënë gurthemelin e një shkolle. Ai ka marrë sot pjesë në përurimin e sallës së Edukatës Fizike, në shkollën “Luigj Gurakuqi”, në Batllavë të Podujevës dhe ka vënë gurthemelin për ndërtimin e shkollës “Ilir Konushefci” në Llugë, të po të njëjtës komunë.

Pamjet nga këto ceremoni i ka ndarë Kurti edhe në llogarinë e tij në Instagram. Në njërën prej videove, ai shihet edhe duke luajtur me top.

Në të dy ngjarjet, ai ka qenë i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

(Kosova Sot Online)