Alban Krasniqi këshilltar i ministrit, Haxhiu: Burri im nuk paguhet nga buxheti i shtetit

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 11:48
Alban Krasniqi këshilltar i ministrit, Haxhiu: Burri im nuk paguhet nga buxheti i shtetit

Ministri i Admistrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka angazhuar Alban Krasniqin, burrin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, në rolin e këshilltarit të jashtëm.

Por kjo e fundit thotë se “ai nuk paguhet nga buxheti i shtetit”.

“Ministri Elbert Kransiqi e ka angazhuar Albanin si këshilltar të jashtëm, Albani nuk paguhet nga buxheti i shtetit”, ka thënë Albulena Haxhiu.

“Për momentin nuk është duke u paguar nga asnjë organizatë tjetër, për momentin”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha po ashtu se “Alban Krasniqi nuk është aty si bashkëshorti i saj”.

“Kishte një përpjekje të madhe që me e  rritë këtë, por u kuptua që është përpjekje e kotë”, ka deklaruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)