Ky është profesori nga Gjilani që u arrestua për ngacmimin e një gruaje/FOTO
Ngacmimet nëpërmjet rrjeteve sociale janë bërë përditshmëri sidomos ndaj gjinisë femërore, e ku ngacmimet jo rrallë herë bëhen edhe nga ana e mësimdhënësve ndaj nxënësve.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur edhe në Gjilan ku profesori i Gjimnazit “Zenel Hajdini” Kastriot Kurti, dyshohet se ka ngacmuar një grua, e cila ka qenë ish-nxënëse.
Policia ka njoftuar, se është arrestuar i dyshuari në Gjilan me 5 shtator rreth orës 16.00 për shkak se kishte ngacmuar përmes rrjeteve sociale ankuesen.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për veprën penale shqetësim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
(Kosova Sot Online)