“Mësimi po mbahet në disa klasë e shkolla”, Nagavci e pranon se shumica e mësimdhënësve janë në grevë

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 13:22
“Mësimi po mbahet në disa klasë e shkolla”, Nagavci e pranon se shumica e mësimdhënësve janë në grevë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se dje ka vizituar disa nga shkollat, ku ka filluar mësimi.

Ajo tha se mësimi po mbahet në disa klasa e shkolla të ndryshme si “Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan, Kamenicë,Gjakovë, Ferizaj, Shtime etj”.

“Ndonëse shumica e mësimdhënësve janë në grevë, kemi edhe mësimdhënës të cilët janë bashkë me nxënësit duke mbajtur mësimin”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Postimi i plotë:

Vizituam dje disa nga shkollat në të cilat ka filluar të mbahet procesi mësimor.

Me kryeministrin ishim në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë ku procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht.

Po ashtu, kam vizituar shkollën “Faik Konica” në kryeqytet ku disa mësimdhënës janë duke mbajtur mësimin.

Zëvëndësministri, Dukagjin Pupovci ka vizituar  Qendrën burimore “Përparimi” në të cilën gjithashtu ka nisur procesi mësimor.

Mësimi po mbahet në disa klasa e shkolla të ndryshme si Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan, Kamenicë,Gjakovë, Ferizaj, Shtime etj.

Ndonëse shumica e mësimdhënësve janë në grevë, kemi edhe mësimdhënës të cilët janë bashkë me nxënësit duke mbajtur mësimin.

Ashtu siç kemi edhe prindër të cilët po i dërgojnë fëmijët në shkollë ndonëse mësimdhënësit nuk po mbajnë mësim.

Si ministre e Arsimit edhe njëherë ftoj të gjithë mësimdhënësit që të kthehen në shkolla pranë nxënësve të tyre e të fillojnë mësimin.

Që nga fillimi i mandatit jemi duke u angazhuar shumë që të përmirësojmë kushtet e punës në shkolla.

(Kosova Sot Online)