Sa më parë të veprohet me VETTING dhe drejtësia të pastrohet, kanë lejuar parashkrimin duke mos e ndjekur krimin!

Sa më parë të veprohet me VETTING dhe drejtësia të pastrohet, kanë lejuar parashkrimin duke mos e ndjekur krimin!
Sa më parë të veprohet me VETTING dhe drejtësia të pastrohet, kanë lejuar parashkrimin duke mos e ndjekur krimin!

Dardan Grapci

  • 08 September 2022 - 07:25

Shkruan: ANALISTI–Dardan Grapci

Akuzat e fundit tëdrejtpërdrejta të kryeministrit Kurti kundër gjyqtareve dhe prokuroreve duhet të përcillen me veprime konkrete dhe jo vetëm me fjalë. Kundër gjyqtarëve të pa përgjegjshëm dhe prokurorëve të korruptuar, kaherë është dashur për të bërë vlerësime dhe të njëjtit për ti kërkuar KPK-s dhe KGJK-s për ti shkarkuar.

-Reagimet që tash po i bënë Kryeministri janë pozitive dhe duhet të vepron ashtu, por mos të harrojmë se janë duke u bërë me shumëvonesë. Sidoqoftë, ajo se çka duhet të bëjë kryeministri është që urgjentisht tash të kërkoje llogaridhënie nga këta gjyqtarë dhe prokurorë si dhe në fund ti largoj nga puna, ku në fund edhe të arrestohen e të dënohen nëse konstatohet se ka elemente kriminale apo tëveprës penale për lëshim e mos veprim. Prandaj edhe kërkohet me urgjencë miratimi dhe fillimi i zbatimit të VETTING-ut.

Të fillohet me VETTING dhe atësa më pare sepse janë 219 gjykatës që për krime seksuale kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve. Në 85% të rasteve viktimat janë vajza të mitura. Hetimi dhe vlerësimi duhet të nisë me urgjencë dhe për secilin sepse janë 140 prokurorë që kanë lejuar që lëndët e krimeve seksuale të parashkruhen. Janë me dhjetëra gjyqtarë tjerë që kanë dhënë dënime me burg nën limitin e paraparë ligjor. Së paku 359 gjykatës e prokurorë që 'në emër të popullit' kanë marr anën e abuzuesve kundër pjesëtareve më të pambrojtura të shoqërisë. E tash del Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial edhe ankohen për ndërhyrje në punën e tyre e thirren në pavarësi e profesionalizëm.

Të njëjtat këshilla që në vitin 2019, 95% e prokurorëve dhe 99% e gjyqtarëve i kanë vlerësuar ‘mirë’ ose ‘shumë mirë’ dhe asnjë nuk u vlerësuar ‘pamjaftueshëm’". Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin sepse me këto veprime po shihet që kemi zero përgjegjësisin ë Këshillin Gjyqësor dhe në atë Prokurorial prandaj edhe duhet vepruar me VETTING sa më parë!!!

Kapja e shtetit të Kosovës nga krimi i organizuar ka filluar që nga viti 2004, ku nga ajo kohë e deri më sot thuajse asnjë kriminel nuk e ka marrë dënimin e merituar sipas Ligjit, por të gjithë janë liruar pa kurrfarë dokumenti, argumenti bindës për ta arsyetuar zyrtarisht që e lëshon Gjykata.Kryeministri Kurti duhet të kërkon nga Ministria e Drejtësisë që ta harton një Ligje për çdo person zyrtare që e shkel ligjin dhe kushtetutën, të largohet nga puna menjëherë dhe pa të drejtë të ankesës.Përfshirja e gjyqtareve dhe policeve në fshehjen e krimeve është parë edhe ditëve të kaluara kur një vajzë 11 vjeçare jo vetëm qëështë dhunuar nga 5 persona, por që shtë zbuluar se policia kanë pasur informacione për këtë edhe për një rast të mëhershëm dhe kanë heshtur e nuk kanë vepruar.Shtrohet pyetja, pse policia ka qëndruar indiferent ndaj kësaj natyre?, pse nuk kanë reaguar menjëherë kur e kanë marrë informacionin?

Njoftimet flasin se 2 personat nga ata të pestit, kanë qenë shumë herë të dënuar, prandaj si ka mundësi që të lihen të lirë nga Burgu?Unë mendoj që nëse sistemi ligjor vazhdon me këto dështime, atëherë Kryeministrit Kurti duhet ta merr hapin më ekstrem të bërjes së ligjit për dënimin e krimit, të bëhet ligji i cili parasheh edhe dënimin me vdekje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".