Kalimi i Kica-Xhelilit në LDK, vjen reagimi i Arben Gashit

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 14:48
Kalimi i Kica-Xhelilit në LDK, vjen reagimi i Arben Gashit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, i ka uruar mirëseardhje në këtë parti deputetes Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo kaloi nga Lista Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Mirësevjen në LDK dhe grupin tonë parlamentar, Doarsë! Na priftë e mbara në rrugëtimin e të ardhmes së sigurt të Republikës!”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, deputeten, që deri tash ishte në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo, e ka prezantuar sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)