Këta janë dy personat që u kapën me mbi 18 kilogramë drogë në Gjilan

  • G.G /
  • 08 September 2022 - 15:12
Këta janë dy personat që u kapën me mbi 18 kilogramë drogë në Gjilan

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dje ka zhvilluar një operacion policor të koduar me emrin “VERA 22”, që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe sekuestrimin e mbi 18 kg lëndë narkotike.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë Shyqyri Hasani 42-vjeçar dhe Lavdrim Alidemaj 24-vjeçar.

Veturat e dy të dyshuarve janë ndalur nga Policia në fshatin Bresalc, ku njëri nga të dyshuarit me të parë zyrtarët policorë ka tentuar që me shpejtësi të ikë nga vendi i ngjarjes, duke goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e kësaj, atij i është pamundësuar ikja nga organet e rendit.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike me peshe prej 15 kg 300 gr. marihuanë.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar gjithsej dëshmi materiale si në vijim;

18 kg 246.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,

2 vetura me targa vendore,

355 euro,

2 telefona,

“Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikes, përderisa antidroga është asistuar edhe nga njësitë regjionale. Me vendim të prokurorit kompetent  personave të dyshuar u  është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)