Avokati i Thaçit kritikon ZPS-në për vonesë në nxjerrjen e materialeve

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 15:17
Avokati i Thaçit kritikon ZPS-në për vonesë në nxjerrjen e materialeve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në të cilën pritet të diskutohet ndër të tjera për hetimet e mbrojtjes dhe listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuare.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka adresuar kritika në drejtim të zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me vonesën në nxjerrjen e materialeve.

Kehoe ka thënë se qëndrimi i ZPS-së sa i përket rregullës 103, që lidhet me nxjerrjen e materialeve, është shqetësues.

“Unë ju drejtohem zotëri gjykatës që ata nuk e kanë zbatuar urdhrin tuaj. Qëndrimi që ata kanë është shqetësues dhe ende nuk kemi një përgjigje pse ka vonë në nxjerrjen e materialeve dhe me siguri ne nuk e dimë sa kemi në horizont, ka ende materiale për t’u nxjerrë 30 ditë paragjykimit do të flasim edhe për ato gjatë ditës, bazuar në parashtrimet e djeshme të ZPS-së, pyetja është pse po ndodh, nuk marrim përgjigje, marrim një përgjigje disi agresive ndaj pyetjes suaj i nderuar gjykatës”, tha avokati i Thaçit.

Kjo është konferenca e 14 në këtë çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në këtë konferencë, të akuzuarit po marrin pjesë përmes videolidhjes, ndërkohë që e njëjta po vazhdon me diskutimin për nxjerrjen e materialeve.

(Kosova Sot Online)