Pikëlluese: Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë, dyshohet se vdiq duke u pastruar

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 09:34
Pikëlluese: Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë, dyshohet se vdiq duke u pastruar

Dita e djeshme ishte e kobshme për Mitrovicën. Një vajzë 19-vjeçare dyshohet se bëri vetëvrasje, ndërkohë që hetimet kanë nisur edhe për një vdekje tjetër të dyshimtë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një grua, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në orët e mbrëmjes. Sipas informacioneve të para, gruaja vdiq derisa po pastrohej, ndërsa u gjet nga një familjare që shkoi për ta vizituar.

Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin mjekësor, që ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

(Kosova Sot Online)