Të hënën nis ndërtimi i rrugës së shumëpritur në Prishtinë

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 11:49
Të hënën nis ndërtimi i rrugës së shumëpritur në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”.

Rruga që çon për tek Pallati i Drejtësisë ka kohë që është në gjendje të rënduar për shkak të gropave dhe shembjes së asfaltit në disa vende.

“Drejtoria e Investimeve Kapitale në bashkëpunim me Operatorin Ekonomik “Gërlica”, ka planifikuar që me datë 12.09.2022, të fillojë realizimin e kontratës :
Ndërtimi i rrugës “Nekibe Kelmendi”, me numër identifikues 616-22-1330-5-1-2 dhe 616 22 007 512.

Për shkak të natyrës së punimeve do të mbyllet një segment i rrugës “Nekibe Kelmendi” nga data 12.09.2022, deri me datën 12.10.2022.

Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë praktike” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Investimeve Kapitale të Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)