Mbreti Charles III arrin në Buckingham Palace në Londër, pritet me ovacione nga turma e njerëzve

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 15:36
Mbreti Charles III arrin në Buckingham Palace në Londër, pritet me ovacione nga turma e njerëzve

Mbreti Charles III, ka arritur në Pallatin Mbretëror Buchkingham në Londër i shoqëruar nga Dukesha Camila.

Mbreti i ri britanik do ta pasojë nënën e tij Elizabeth II në fronin e Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së saj dje.

Ai është përshëndetur nga turma e madhe e njerëzve që po qëndrojnë jashtë Pallatit Mbretëror në Londër e të cilët kanë vendosur kurora të shumta lulesh në nderim të jetës dhe veprës së monarkes më jetëgjatë britanike Elizabeth II.

Mbreti Charles III, ka qëndruar në Këshjellën mbretërore Balmoral në Skoci, aty ku edhe vdiq nëna e tij mbretëresha Elizabeth në moshën 96 vjeçare.

(Kosova Sot Online)