​MPB’ja fton qytetarët për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ilegale në RKS

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 20:18
​MPB’ja fton qytetarët për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ilegale në RKS

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela sot së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti vizituan Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Tela u njoftua për së afërmi me procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS.

Sipas një komunikate të ministrisë, të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast MPB-ja fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proces i cili do të zgjatë deri me 

me datën 31 tetor të këtij viti.

Gjithashtu, shefja e kabinetit, Tela gjatë kësaj vizite falënderoi të gjithë zyrtarët e angazhuar që me përkushtim po ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar.

(Kosova Sot Online)